1 Dhjetor 2017, 15:19

Këshilla për të krijuar një event të suksesshëm

XING

Këshilla për të krijuar një event të suksesshëm

Pasi të keni përcaktuar elementët bazikë, ju mund të procedoni me pikat e tjera të planifikimit:

1. Identifiko “Pse- në” dhe të tjerat vijnë vetë!

Këshilla për të krijuar një event të suksesshëm

Pikësëpari, konsideroni si dëshironi që eventi juaj të duket dhe çfarë ndjesish doni t’u krijoni të ftuarve. Pyesni veten : Çfarë lloj eventi do të organizoni? Kush do të marrë pjesë? Cili do të jetë qëllimi i tij? Çfarë synoni të arrini ?

Duhet të keni parasysh që një event duhet të gjenerojë emrin e mirë, kënaqësi dhe entuziazëm për kompaninë tuaj.

Ju duhet ta shihni atë si një mundësi për të rritur kompaninë tuaj, për të forcuar marrëdhënien me punonjësit, partnerë dhe klientët.

2. Një festë e paharrueshme është kthimi më i mirë nga investimi (ROI)

Këshilla për të krijuar një event të suksesshëm

Përcaktoni një buxhet për shpenzimet:

Ka zëra të ndryshëm që kanë koston e tyre : ushqimi, moderatori, dekori, muzika, fotografi etj. Parashiko edhe të paparashikuarën. Shpenzime extra mund të dalin gjatë rrugës – përgatitu.

3. Përcaktimi i vendndodhjes është element i rëndësishëm

Këshilla për të krijuar një event të suksesshëm

Së pari, përcaktoni llojin: outdoor/indoor; lokacionin: qendër apo periferi; mundësia e parkimit; numrin e të ftuarve që kushtëzon madhësinë e ambjentit dhe numrin e tavolinave e karrigeve.

4. Ushqimi, ushqimi i lavdishëm!

Këshilla për të krijuar një event të suksesshëm

Në kohët e sotme ushqimi nuk është vetëm çështje “shijeje”, por është bërë pjesë integrale e tematikës së festës, duke u bërë dhe pikë refererimi në diskutimet e të ftuarve. Çfarë lloj ushqimi do të serviret? Bufe? Pije? Kokteil apo darkë ?

5. Marketingu – Promovimi i eventit është çelësi i suksesit

Këshilla për të krijuar një event të suksesshëm

Përcaktimi i targetit dhe mesazhit që dëshironi të përcillni është pika e nisjes. Marketingu online është trend botëror

Portali informativ Xing.al vizitohet mbi 12,000,000 herë në muaj nga plot 1,600,000 vizitorë unikë.

6. Përmbajtja është çelësi, po ashtu edhe thjeshtësia …

Këshilla për të krijuar një event të suksesshëm

Përzgjedhja e një moderatori/prezantuesi. Personi që do të jetë në qendër të vëmendjes, të mbajë të interesuar audiencën, të përcjellë sa më mirë mesazhin e kompanisë dhe ta prezantojë imazhin  e saj në mënyrë korrekte, duhet të jetë profesionist i vertetë.  Pyetja e parë që duhet bërë për këtë pjesë : A i tërheq ai të ftuarit?

7. Shndërrimi i festës në një event të paharrueshëm.

Këshilla për të krijuar një event të suksesshëm

Dizajni dhe dekori  krijojnë atmosferën e duhur që të ftuarit të kënaqen dhe të krijohen momente të paharrueshme.

Pse ju duhet një Menaxher Eventi?

· Jepini vlerë parave që shpenzoni -  Kurseni. Buxheti që ju keni menduar shpërndahet në mënyrë efektive.

· Ka njohuritë dhe experiencën për të realizuar vizionin tuaj, kontaktet e duhura dhe informacion për trendet më të fundit që nga krijimi i konceptit dhe tematikës deri tek promovimi i eventit në duart e ekspertit.

· Orientimi drejt detajeve – Çdo detaj nga më i vogli tek më i madhi ekzekutohet në mënyrë perfekte. Ekspertet janë këtu për t’u siguruar që mos të ketë harresa apo probleme të tjera. Ata e dinë ekzaktësisht se për çfarë ka nevojë çdo event.

· Kursen kohë – Menaxheri i eventit ka eksperiencën dhe njohuritë për të konkretizuar idenë tuaj me efektivitet dhe përsosmëri, që ju te merrni kënaqesinë e suksesit teë radhës dhe të vazhdoni me angazhimet e tjera të punës.

Pavarësisht llojit të eventit që dëshironi të realizoni, qoftë inaugurim biznesi, produkti ose shërbimi të ri, apo festë vjetore, sigurohuni të jetë domethënës dhe të përfaqësojë kompaninë tuaj në menyrën më të veçantë dhe pozitive !

Kontaktoni Ami Event në:

WebsiteFacebook  /  Instagram