Nuk flet në transmetim live, prezantuesi i BBC kërkon falje(VIDEO)

Xing

E Mërkurë 21 Qershor 2017, 17:05 / Kategoria Funny /  Read in English

Prezantuesi i BBC-së të Wales, Huw Edwards nuk ka thënë asnjë fjalë edhe pse ishte në transmetim të drejtëpërdrejtë. Me sa duket ka ndodhur një problem teknik dhe ai nuk e ka dëgjuar urdhrin nga prapaskena se duhet të fillonte.

Prandaj ai gjatë kohës që ishte live nuk ka folur asnjë fjalë, madje duket sikur edhe po dremit. “Thuhej se ishte lajm i rëndësishëm, por prezantuesi nuk tha asgjë. Si duket ka mbetur pa fjalë”, është një koment lidhur me rastin.

Ai përmes rrjeteve sociale ka publikuar një status ku ka kërkuar falje dhe ka premtuar se një situatë e tillë nuk do të ndodhë më.

Këshilla për Marketingun

Te ngjashme