E Enjte 11 Maj 2017, 21:09 / Kategoria Funny / Read in English
Darka ka qenë e bollshme dhe e “majme” për Ermal Mamaqin, i cili sot ka ngrënë sa për një javë, apo një muaj....
Të mos ekzagjerojmë! Moderatori i “Xing me Ermalin” ka ‘ngrënë’ këngëtarin e muzikës popullore Sinan Hoxhën, por të paktën ka kursyer Seldin. Kjo vetëm përkohësisht, pasi gjasat janë qe edhe atë ta ‘hajë’ në mbrëmjen e së shtunës.
Kjo foto funny është realizuar gjatë xhirimeve të “Xing me Ermalin” dhe duhet thënë se është vetëm një “antipastë” e asaj që do të shohim të shtunën.
Seldi dhe Sinani janë dy të ftuarit e radhës në “Xing me Ermalin”, ku do t’ju përgjigjen shumë pyetjeve, përfshirë edhe të vërtetën e ndarjes mes tyre.
Nëse deri tani dy personazhet janë rezervuar në lidhje me çështjen, gjatë emisionit të radhës me Ermal Mamaqin ata do të tregojnë gjithë të vërtetat.