E akuzoi për tradhëti, Rezart Veleshnja publikon mesazhet me të dashurën

Xing

E Martë 12 Shkurt 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Dy ditë më parë bënë bujë të madhe deklaratat e aktorit të "Portokallisë", Rezart Veleshnja, i cili akuzonte të dashurën e tij se e kishte tradhëtuar me 4 meshkuj të tjerë.

"Bota është e mbushur me plehra. Edhe e forta është që e di kush është ai hallexhiu që i shkon pas! Ta dijë ai i mjeri...Faleminderit të gjithëve për mbështetjen por s’kam ç’bëj me një që mban 4 përnjëherë! Mjerë ai që bën si mjeshtër dhe mendon se e ka vetëm ai! Ahahhaa.” , shkroi Rezarti në postimin ku zbuloi se madje i kishte blerë dhe një unazë diamanti 8 mijë dollarëshe.

Megjithatë, po atë ditë ai mohoi gjithçka ishte shkruar në profilin e tij, duke thënë se nuk e dinte kush ia kishte vjedhur adresën dhe i kishte shkruar këto gjëra.

"Dua të falenderoj menaxherin që bëri të mundur rimarrjen e faqes time të Instagramit. Mua ma kanë hakuar faqen, nuk e di pse i kanë bërë këto pislliqe. Për momentin jam në Washington dhe nuk kam pasur lidhje fare me Instagramin. Kam qenë 13 orë në udhëtim.

Paska ndodhur kjo dhe jam habitur. I kërkoj shumë falje. Nuk e di kush janë këta dashakeqës që më hakuan Instagramin. Nëse i gjej i kam lënë Allahun dhe policinë.

Nuk e di kush i ka përdorur fotot, por unë kam 3 orë që kam zbritur në aeroportin e Washingtonit dhe kam ngelur këtu. Nuk di kush ma ka bërë këtë punë. Do ta gjejmë me prokurori. Nuk e kuptoj interesin e këtyre njerëzve. Turp i madh është."- u shpreh aktori.

Së fundmi, ai ka vendosur të tregojë se marrëdhënia e tij me të dashurën nuk ka ndryshuar aspak dhe ka publikuar edhe mesazhet e njoftimet që i kanë ardhur në telefon prej saj, emrin e të cilës e ka vendosur në telefon "Dashuria".

"Të dua" shkruan Rezarti në foton e publikuar, ku në sfondin e ekranit shihet fotografia e një femre bjonde.

Këshilla për Marketingun