Pritjes së ëmbël po i vjen fundi, zbulohet kur do të lindi djali i Almedës

Xing

E Hënë 11 Shkurt 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ish-missi shqiptar Almeda Abazi dhe bashkëshorti i saj, aktori i famshëm turk Tolgahan Sayisiman  janë në pritje të fëmijë së parë, i cili siç ka zbuluar vetë Almeda është djalë.

Bukuroshja shqiptare ka qenë shumë aktive këto kohë në rrjetet sociale dhe i është përgjigjur vazhdimisht pyetjeve të ndryshme që fansat kanë pasur për të.

Pak muaj para se djali i saj të vijë në jetë, Almeda ka zbuluar që djalin do ta quajnë Efehan dhe sot madje ka treguar për të gjithë dhe muajin kur ai pritet të vijë në jetë.

“Edhe sa ka me ardh bebi?”, e pyet njëri nga fansat në ‘Instastory’, ndërkohë që Almeda i tregon se në muajin prill ajo do të mbajë më në fund në krahë vogëlushin e saj.

Këshilla për Marketingun