I kërkuar nga femrat, por shihni si do e festojë 'Shën Valentinin' Oni Hysenbelliu

Xing

E Hënë 11 Shkurt 2019, 18:06 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Fatmir Hysenbelliu prej kohësh tashmë është kthyer në një ndër personazhet më të komentuar në media, jeta e të cilit përbën një interes të madh për mediat. Shumë i ndjekur dhe i pëlqyer nga fansat, Fatmiri publikon vazhdimisht foto dhe video nga përditshmëria e tij, ku tërheq vëmendje jeta luksoze dhe udhëtimet e shumta që bën.

Përveç kësaj, Oni komentohet gjatë dhe për lidhjet e ndryshme të dashurisë që ka pasur me femrat e njohura të showbizit. Mirëpo, siç duket ai tashmë është beqar dhe këtë gjë e ka treguar së fundmi nëpërmjet një postimi ku ka zbuluar se me kë do e kalojë festën e Shën Valentinit.

Oni ka publikuar një foto në ‘Instastory’, ku shihet personazhi i filmit vizatimor Sponge Bob i ulur në një kinema vetëm ndërkohë që sipër fotos ai ka shkruar: "Unë me 14 shkurt".

Këshilla për Marketingun