11 Shkurt 2019, 17:03

After boycotting the lesson, how will the lost classes be replaced at the Faculty of Philology

Pasi bojkotuan mësimin, ja si do të zëvendësohen orët e humbura tek Filologjiku

XING

Pasi bojkotuan mësimin, ja si do të zëvendësohen orët e

Për ditë e javë me radhë, studentë dhe pedagogë të Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë bojkotuan mësimin në shenjë proteste për plotësimin e kërkesave të tyre dhe rrëzimin e ligjit të Arsimit të Lartë.

Pasi bojkotuan mësimin, ja si do të zëvendësohen orët e

Ditën e sotme është marrë dhe vendimi përfundimtar për zëvendësimin e orëve të humbura. Sipas tij mësimi do të shtyhet deri më 3 mars 2019 dhe do të zhvillohet edhe gjatë fundjavës, me qëllim që nxënësit mos të humbasin vitin akademik.

Pasi bojkotuan mësimin, ja si do të zëvendësohen orët e

Sipas vendimit të ri mësimi do të vijojë si më poshtë:

1. Semestri  i parë shtyhet deri më datë 03.03.2019. Do të mbahet mësim edhe gjatë fundjavave, si dhe në oraret kur të ketë salla të lira.

2. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 26, 27, 28 shkurt, pas orës 14.00.

3. Sezoni i provimeve do të jetë në periudhën 04-24 mars 2019. Përgjegjësit e departamenteve dhe Sekretaria Mësimore, pas konsultimit me studentët dhe pedagogët, do të shpallin menjëherë datat e provimeve.

4. Viti i dytë i Masterit Profesional Mësuesi, nuk do të ketë sezon provimesh, por do t’i zhvillojë ato në fundjavë, gjatë periudhës së praktikës profesionale.

5. Periudha e mësimit për semestrin e dytë do të jetë: 25 mars — 23 qershor 2019. Do të mbahet mësim edhe të shtunave, deri në zëvendësimin e dy javëve mësimore.

Pasi bojkotuan mësimin, ja si do të zëvendësohen orët e

6. Datat e provimeve të mbartura do të jenë: 19. 20, 21 qershor, pas orës 14.00.

7. Sezoni i provimeve të semestrit të dytë do të jetë në periudhën 24 qershor – 14 korrik 2019.

8. Datat e riprovimeve për studentët e vitit të tretë Bachelor dhe të dytë Master do të jenë: 15, 16, 17 korrik.

9. Diplomat në Bachelor: datë 19.07.2019

10. Diplomat në Master Profesional: datë 20.07.2019

Pasi bojkotuan mësimin, ja si do të zëvendësohen orët e

11. Diplomat në Master të Shkencave: datë 21.07.2019

Gjithashtu, dekanati u shpreh për:

– mos penalizimin e studentëve për mungesat në mësim gjatë periudhës së protestave, pasi orët e mësimit do të zëvendësohen;

– përshtatjen e agjendës së personelit ndihmës-akademik për periudhën në vijim, duke parashikuar praninë në punë edhe gjatë fundjavave, deri në përfundim të semestrit të parë, si dhe të shtunave gjatë semestrit të dytë.

Burimi:Balkanweb.al