Historike: Dua Lipa, shqiptarja e parë që fiton dy çmime 'Grammy' brenda natës

Xing

E Hënë 11 Shkurt 2019, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Mbrëmjen e kaluar u mbajt ceremonia e çmimeve "Grammy" dhe këngëtarja Dua Lipa bëri krenarë të gjithë shqiptarët pasi fitoi dy prej çmimeve më të rëndësishëm brenda natës.

Ajo u emocionua pa masë kur mori çmimin "Best New Artist", (Artistja më e mirë e re), mirëpo ky nuk ishte i vetmi çmim për këngëtaren. Ajo rrëmbeu gjithashtu çmimin "Best Dance Recording" (Kënga më e mirë ritmike) për hitin "Electricity", në bashkëpunim me Diplo dhe Mark Ronson.

"Faleminderit shumë! Nuk di as nga t'ja filloj. Ajo që dua t'ju them është sesa e nderuar jam të isha e nominuar krah kaq shumë artisteve të shkëlqyera femra, sepse këtë vit realisht jemi rritur shumë. Dua ti them faleminderit fansave të mi, që më kanë lejuar të jem verisoni më i mirë i vetes time. Dua të falenderoj skuadrën dhe familjen time."

"Jam shumë nervoze, e emocionuar dhe mirënjohëse. Dhe diçka që dua vërtetë ta them për këdo që nuk e ka kuptuar sa i veçantë është që ka një histori ndryshe, një sfond jete ndryshe, një emër që nderon rrënjët e tij, thjesht duhet të dini që pavarësisht nga vini, çfarë të kaluare keni apo çfarë besoni, mos lejoni që këto të hyjnë në rrugën tuaj të ëndrrave. Unë jam prova që ti mund të bësh gjithçka që synon në mendje."- është shprehur e emocionuar Dua Lipa.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Dua Lipa (@dualipa) on

"Jam një artiste me dy çmime "Grammy". Jam e përulur dhe mirënjohëse për këtë moment. Po u dërgoj shumë dashuri fansave të mi, familjes sime, ekipit tim dhe të gjithë artistëve të shkëlqyer me të cilët kam punar dhe bashkëpunuar. Një ëndërr e bërë realitet. Faleminderit."- shkruan këngëtarja në postimin e saj në Instagram.

Këshilla për Marketingun