Forcat speciale kapin Yllin Limanin, këngëtari turpërohet në mes të rrugës

Xing

E Shtunë 9 Shkurt 2019, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ylli Limani është kthyer në një nga këngëtarët më të preferuar  të publikut e sidomos vajzat çmenden pas këngëve të tij. Ylli mesa duket ka edhe fansa police dhe mbrëmjen e sotme në “Xing me Ermalin” ka treguar sesi forcat speciale e kanë ndaluar në rrugë dhe i kanë kërkuar të këndojë.

Këngëtari tregoi se u turpërua nga ky veprim, por për fatin e tij të mirë nuk kishte njerëz apo makina që kalonin në atë orë.

“Një natë po kthehesha në orën 2 të mëngjesit dhe më ndalon njësia speciale e policisë. Po u solle keq të ‘fikin derën e dritat’. Më nxorri nga makina dhe e kuptoi direkt që s’kisha patentë.

Një police më tha ‘Ti këndon’.  Kërkoi t’i këndoja një këngë popullore, patriotike. Tha ‘A po këndon apo…’.

Fati im që nuk kishte makina ose njerëz që kalonin në atë orë.

Fillova të këndova unë ‘Hajredin Pasha…’.

Ajo nxorri telefonin të më xhironte. Jo i thashë, më dëno, më arresto, nuk lejoj të më xhirosh se më ikën fytyra. Pastaj më lanë të shkoj”, tregoi Ylli.

Këshilla për Marketingun