'Këngë të kopjuara keq', Kastro Zizo nxjerr zbuluar kolegët në muzikë

Xing

E Shtunë 12 Janar 2019, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Kastro Zizo ka nisur mbrëmjen e kaluar emisionin e tij më të ri në "Ora News", i cili titullohet "Late Night Show". Menjëherë sapo ka filluar prezantimin, ai ka treguar se emri i emisionit të tij është i kopjuar nga një show në Amerikë dhe më pas është ndalur edhe në këngët e kopjuara nga artistët shqiptarë.

“Kemi muzikën tallava që jo vetëm është kopjuar këtu tek ne, por është kopjuar keq. Dhe tallavanë nuk kanë ditur ta kopjojnë siç duhet. Kam dhe shembuj. Kam Genta Ismajlin, sa e bukur, sa seksi, sa e dëlirë”, tha Kastro, i cili më pas demonstroi me një insert se kënga e Gentës ishte e njëjtë me atë të një këngëtareje bullgare.

"Nuk mbaron vetëm me kaq. Kemi Bleron, Sinan Hoxhën dhe një tip që e ka emrin Xhani Stilekarta, që nuk dihet se kush ka kopjuar kë.", u shpreh Kastro për këngën shumë të njohur "Fotografia", e cila ishte kënduar edhe nga këngëtari i huaj.

"Unë jam kopjaci numër një, ai që deri diku më dha lekë kjo kopja."- përfundoi Kastro, i cili tregoi se e kishte kopjuar nga një këngë e huaj bashkëpunimin me Zaiminën "Chupa Chupa", siç mund ta ndiqni në videon e mëposhtme.

Këshilla për Marketingun