'Mendon që ke arritur diçka në Amerikë', Bleona e lë fansin pa fjalë me përgjigjen

Xing

E Premte 11 Janar 2019, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Bleona Qereti jeton prej disa vitesh në Amerikë ku ka ndërtuar karrierën e saj atje. Ndonëse ka arritur shumë dhe tanimë emri i saj njihet nga të gjithë, një fans e ka vënë në dyshim këtë.

Në një postim në Twitter ai shkruan: "Po du me pas vetbesimin e Bleona Qeretit qe menon qe ka me mrri dicka ne Amerike".

Bleona nuk ja ka lënë mangët përgjigjen fansit duke i replikuar: "Une dicka kam mbrri se kam 3 filma qe dalin kete vit dhe nje kenge qe aktualisht eshte numri 5 në 'Billboard dance', ti ca ke be me jeten tende? Apo tweets nga free Wifi?".

Kujtojmë që Bleona sot ka sjellë 'cover' këngën e famshme italiane “Su di noi”.

Këshilla për Marketingun