Rama: Janë mbyllur edhe bastet online, milionat nuk hidhen më në lum

Xing

E Premte 11 Janar 2019, 21:09 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Kryeministri Edi Rama është i ftuar mbrëmjen e sotme në "Zonë e lirë", ku ka folur për mbylljet e basteve duke u shprehur se të gjitha janë mbyllur.

“Të gjitha bastet janë mbyllur. Tek tuk ka tentativa të cilat janë identifikuar dhe do t’i mbyllim e ata që i marrin përsipër këto arrestohen dhe paguajnë pasoja të reja. E dyta, online i paligjshëm është i mbyllur dhe lufta me online që lidhet me bastet jo shqiptare është një luftë që e zhvillojnë të gjitha vendet, e rëndësishme është që 99.99% të burimeve të parasë nga bastet dhe nga kazinotë elektronike është shteruar.

Bëhet fjalë për qindra e qindra miliona euro që hidhet në lum. Nëse më thua që qindra milona euro kanë gjetur kanal tjetër, është e pamundur. Për të luajtur online duhet kartë bankare, duhet regjistrim, pra online është i kufizuar maksimalisht", është shprehur kryeministri.

Këshilla për Marketingun