'Je dashuria më e fortë', Hueyda emocionin me urimin për ditëlindjen e të birit

Xing

E Premte 11 Janar 2019, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Rreth një vit më parë, Hueyda El Saied u divorcua nga bashkëshorti dhe së fundmi ka prezantuar partnerin e saj të ri, i cili e dashuronte prej 5 vitesh megjithëse ajo ishte e martuar.

Shumë e lumtur në krahët e dashurisë së re dhe djalit të saj Gabriel, Hueyda ka festuar ditën e sotme ditëlindjen e të birit. Në një foto të të voglit të publikuar në Instagram, ajo i ka prekur të gjithë me fjalët e ëmbla të dashurisë dedikuar Gabrielit.

"Gezuar ditelindjen Gabriel! Happy birthday Gabriel! Gezuar zemra mamit, ti i cili je shpresa, lumturia, forca, krenaria ime ! 
Gezuar shpirti im, fale teje mesoj çdo dite çfare eshte nje dashuri palimit, ajo me e pastra, me e forta dhe me e verteta midis dy njerezve. 
Prej 4 vitesh m’a ke zbukuruar jeten Gabriel. Te dua pafundesisht ! Dhe siç me thua ti mua dhe une "J’ai un grand cœur pour toi" (Kam një zemër të madhe për ty).", shkruan Hueyda në postim.

Këshilla për Marketingun