Studentët shtrojnë batanijet, vazhdon ngujimi në Fakultetin Ekonomik (Video)

Xing

E Premte 11 Janar 2019, 11:11 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Mbrëmjen e kaluar, studentët e Fakultetit Ekonomik të qytetit të Tiranës kanë qëndruar në errësirë dhe në të ftohtë brenda godinës së shkollës, duke protestuar për plotësimin e kërkesave të vendosura prej tyre.

Megjithëse OSHEE-ja i ndërpreu energjinë elektrike, ata vendosën të mos dorëzohen dhe ditën e sotme kanë shtruar batanijet për të qëndruar në ambientin e universitetit.

Ndërkohë, rojet private po mbajnë të bllokuar hyrjen kryesore, në mënyrë që të mos shtohet numri i protestuesve.

Burimi: Ballkanweb

Këshilla për Marketingun