Propozim me unazë diamanti, njihuni me të fejuarën super yll të Ervinit të BB

Xing

E Premte 11 Janar 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këtë vit, ish-banori i Big Brother Albania, Ervini, u zhvendos në Amerikë ku nisi dhe një lidhje të re. Disa javë më parë, ai prezantoi për herë të parë të dashurën bjonde, dedikimet për të cilën tregonin se ishte kokë e këmbë i dashuruar.

Në një intervistë për "Panorama Plus", Ervini ka rrëfyer se tashmë e ka zyrtarizuar marrëdhënien me personin e zemrës dhe ndihet shumë i lumtur që e ka pranë.

Ai e ka propozuar bukuroshen bjonde me një unazë ari të bardhë me 3 karat diamante. 

"Për unazën doja të thosha që ka qenë një hall shumë i madh për të vendosur. Nuk dija cilën të zgjidhja, pasi ishin të gjitha të bukura. Pasi u lodha për ditë e ditë me radhë, duke parë e duke e pyetur shitësit në dyqan, vendosa të blija një që mua më pëlqeu dhe rezultoi që kisha bërë zgjedhjen e duhur, pasi edhe partnerja ime e pëlqeu. Mendoj se për të gjithë meshkujt blerja e unazës është pjesa më e vështirë.

Unaza është ar i bardhë me 3 karat diamante. Çmimi s’ka rëndësi, por di të them që ajo meriton shumë edhe më shumë se kaq."- rrëfen Ervini.

"Ajo është shqiptare, bashkëjetojmë dhe jemi shumë mirë me njëri-tjetrin. Përmbledhja në një frazë e dashurisë sonë është: “Çdo histori dashurie është e bukur, por kjo e jona është e preferuara”. Këtë shprehje në anglisht e kemi vendosur në një kornizë tek dhoma jonë e gjumit.

Jam shumë i lumtur, se s’ka më mirë kur takon ditë që kuptohesh dhe mezi pret ta takosh, ose të kthehet nga puna. Është ndjesi e paparë."- është shprehur ish-banori.

Këshilla për Marketingun