Dikur model, 26-vjeçari shqiptar sot punon në Parlamentin gjerman

Xing

E Enjte 10 Janar 2019, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Media gjermane "Deutsche Welle" i ka kushtuar një shkrim 26-vjeçarit shqiptar, Henri Haxhiraj i cili punon si bashkëpunëtor shkencor në Parlamentin gjerman. 

Henri e ka cilësuar veten si ngelës kur studionte në nivelin bachelor në Fakultetin Ekonomik dhe më pas në në vitet 2016-2018 kreu studimet master në degën Sustainable & Environmental Management pranë Universitetit të Eberswalde-s në Gjermani.

Gjatë kohës që vazhdonte studimet Henri nisi karrierën në fushën e modelingut dhe bashkëpunoi me fotografin e njohur Sonny K. Elson.

Në një prononcim për "Iconstyle", Sonny K. Elson është shprehur i gëzuar që një prej talenteve të zbuluara prej tij në modeling, tashmë mban një pozicion me shumë rëndësi jashtë kufijve.

“Jam i kënaqur, Henri ia ka arritur sepse ka qenë i vendosur që në fillim. Edhe kur bënte pjesën e modelingut e dinte që ishte një hobi i tij. Ai e dinte se ku do të arrinte. Ishte serioz në punë që bënte”, është shprehur Sonny.

“Unë i thosha ‘Mos e vrit mendjen për 15 metra, po për atë që do bësh për të ecur në jetë’. Dhe e demonstroi që ishte i saktë për pasarelën e përballimit të jetës”, ka treguar fotografi.

Këshilla për Marketingun