Maral martohet me aktorin e njohur, diferenca e tyre në moshë po i shokon të gjithë

Xing

E Martë 8 Janar 2019, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Me siguri të gjithë e mbani mend serialin "Maral" të transmetuar në Klan pak kohë më parë. Aktorja kryesore e serialit, Hazal Kaya e cila dikur luante edhe rolin e Nihalit tek "Dashuri e ndaluar", i ka dhënë fund beqarisë.

Hazal Kaya ka mbajtur së fundmi festën e beqarisë dhe pak ditë më parë fejesën, sepse më 6 shkurt të këtij viti do bëjë dasmën.

Foto nga festa e beqarisë

Aktorja 28-vjeçare është e dashuruar prej 5 vitesh me aktorin e njohur turk Ali Atay.

Mirëpo diferenca e tyre në moshë po komentohet shumë në media turke. Ali është 42 vjeç, ç'ka do të thotë se çifti ka 14 vite diferencë.

Megjithatë mosha nuk ka qenë aspak pengesë për Hazal dhe Ali të cilët duken shumë të dashuruar dhe mezi presin të bëjnë dasmën./Xing.al

Këshilla për Marketingun