Pozoi në mes të Londrës, fansat kapin detajin shokues në këmbën e Lori Hoxhës

Xing

E Premte 7 Dhjetor 2018, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Lori Hoxha është një ndër femrat më të ndjekura në rrjetin social Instagram dhe ndër blogeret më me influencë përsa i përket trendeve të modës tek rinia shqiptare.

Pozat e saj nuk kalojnë asnjëherë pa marrë vëmendjen e ndjekësve, të cilët e komplimentojnë për look-un dhe veshjet që zgjedh, mirëpo njëra prej pozave të fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve për shkak të një veprimi të çuditshëm që Lori ka bërë.

Në një pozë ku shfaqej në rrugët e Londrës, teksa këmbën e saj të majtë e kishte hedhur para, e djathta kishte marrë një drejtim të çuditshëm. Veç komentuesve që ja kanë vënë në dukje, këtë gjë e ka vënë re edhe vetë Lori, e cila ka shkruar për ndjekësit:

"E di që këmba ime duket e çuditshme, por unë jam e çuditshme."

Këshilla për Marketingun