'Mposhtni çdo gjë', Trejsi Sejdini mesazh studentëve në protestë

Xing

E Premte 7 Dhjetor 2018, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Përveç se në Tiranë, protesta studentore është shtrirë edhe në Elbasan, Korçë e Shkodër. Ditën e sotme "Miss Universe Albania", Trejsi Sejdini i ka dhënë një mesazh studentëve të qytetit të saj, Elbasanit.

"Shpresoj që të dëgjohet fjala e popullit dhe të procedohet në mirëqenien e vendit tim. Studentë, bëni çfarë është e mundur për të mposhtur çdo gjë që nuk ju duket e arsyeshme", shkruan Trejsi.

Kujtojmë që modelja ndodhet në Tajlandë ku po shijon bukuritë e vendit atje, në pritje për mbrëmjen e madhe të "Miss Universe" që do mbahet pas disa ditësh.

Këshilla për Marketingun