'Erdhi me Albën', Klaudia Pepa rrëfen për herë të parë përballjen me Albi Nakon

Xing

E Premte 7 Dhjetor 2018, 16:04 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Balerina shumë e njohur dhe e suksesshme jo vetëm në Shqipëri por edhe jashtë vendit, Klaudia Pepa, është këtë vit një ndër moderatoret që shoqëron Ardit Gjebrean në festivalin e "Këngës Magjike 2018".

Nëpër intervista të ndryshme ajo ka ndarë me publikun emocionet e shumta që ka ndjerë gjatë prezantimit të dy netëve të gjysmëfinales, duke e konsideruar këtë si një eksperiencë të paharrueshme.

Për emisionin "Thumb", Klaudia ka treguar për herë të parë edhe përballjen me ish-partnerin e saj, Albi Nakon, gjatë provave të spektaklit.

"Para ca ditësh ishte me grupin e baletit, me Albën. Erdhën të gjithë të më takonin. Erdhi edhe Albi edhe Alba, e u treguan shumë të mirë, i putha i përqafova."- ka treguar Klaudia.

Këshilla për Marketingun