Lei tha që Robertin mund ta kishte të dashur, reagon Nora Istrefi

Xing

E Premte 7 Dhjetor 2018, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Bëri bujë pak ditë më parë deklarata e Lei Krajës gjatë një loje në emisionin "Shiko kush luan". “Nëse nuk do të ishte i martuar, a do të ishte i dashuri yt Robert Berisha dhe pse?”, ishte pyetja që iu drejtua Leit. 

"Pse jo, Roberti është i bukur, i gjatë, ka trup, i zgjuar, kërcimtar, kështu që pse jo. Por është i martuar me një nga vajzat më seksi të showbizit shqiptar kështu që nuk do e konkurrojmë fare. Por do isha, mbase, nëse do më pranonte Roberti", u shpreh Lei.

Por si ka reaguar Nora pas kësaj deklarate? Këtë e ka zbuluar Lei e cila e ftuar sot në emisionin "Trokit", tregoi se është takuar me këngëtaren dhe ajo është sjellë shumë mirë.

"Me Norën kam rastisur në kafe, nëpërmjet shoqërisë së përbashkët. E njoh, jam fanse e saj, shumë gocë e mirë, shumë e sjellshme", u shpreh Lei.

Gjatë intervistës Lei tregoi se incidenti me pantallonat i ndodhi tek kënga e Nora Istrefit. 

E ngacmuar nga moderatori se mos ky ka qenë ndonjë mallkim nga Nora, Lei u përgjigj: "Jo, nuk e besoj".

Këshilla për Marketingun