'Doja të hiqja dorë', Ronela flet pak para finales së 'Këngës Magjike'

Xing

E Premte 7 Dhjetor 2018, 12:12 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja e njohur Ronela Hajati mori pjesë me këngën "Vuj" këtë edicion të 20-të në spektaklin e "Këngës Magjike". Kënga e saj u prit mjaft mirë nga publiku dhe për shkak të emocioneve të shumta që ka marrë prej tyre, Ronela vendosi t'i falenderojë nëpërmjet një statusi, ku i thotë troç të vërtetat e saj.

"Këtë dhjetor janë bërë 20 vjet që unë këndoj. Paraqitja ime e parë ka qenë në një festival fëmijësh e që atëherë që sapo isha futur në shkollë, mbaj mend që mezi prisja të ndizeshin dritat e kamerat. Jam rritur në skenë dhe synimi im i vetëm ka qenë të bëj publikun për vete. Kurrë nuk kam konkurruar diku me qëllimin të fitoj çuditërisht..."- shkruan Ronela.

"E sot pas 5 vitesh jam rikthyer në një skenë ku këngët e mia u bënë një bazë për karrierën time. Unë ju kam fituar ju. Siç e kam ndjerë çdo herë. Kjo është e pakrahasueshme me çdo lloj kupe. Ju dua me zemër që keni qenë e vetmja gjë ku jam kapur edhe në momentet më të vështira e atëherë kur kam dashur të heq dorë. Faleminderit përgjithmonë, Ronela."- ka përfunduar ajo.

Këshilla për Marketingun