'Ju vendosni', Robert Aliaj i bashkohet protestës së studentëve

Xing

E Premte 7 Dhjetor 2018, 12:12 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Protestës së studentëve para Ministrisë së Arsimit i është bashkuar sot edhe artisti Robert Aliaj së bashku me vajzën e tij.

"Jam i lumtur që vajza ime përjeton një moment si ky ku studentët ndërgjegjësohen, ku studentët do bëjnë trendin e politikës dhe trendin e të ardhmes, ku do vendosin studentët dhe jo ne që e shkatërruam dhe nuk i sollëm asnjë prespektivë fëmijëve tanë. Do vendosni ju se ne nuk arritëm gjë. Po bëhem 60 vjeç me shpresën për t'u bërë ky vend dhe nuk u bë. Shpresoj që ju premtimin që do i jepni fëmijëve tuaj ta mbani. Kjo është e rëndë. Ju përshëndes", tha Aliaj.

"Jam shumë e lumtur që jam këtu mes jush", tha vajza e artistit në anglisht.

 

Këshilla për Marketingun