'Je dhuratë hyjnore', Jul Deda zgjedh fjalët më të veçanta për ditëlindjen e të birit

Xing

E Premte 7 Dhjetor 2018, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e sotme, djali i madh i aktorit të humorit, Julian Dedës, feston 10-vjetorin e lindjes së tij. Nëpërmjet një fotoje shumë të ëmbël dhe disa fjalësh të veçanta, aktori i ka bërë të birit urimin më të bukur këtë 10-vjetor.

"Sot është dita jote kampion. Ti Mateo nuk e mban mend se çfarë ndodhi 10 vjet më përpara, s'ka gjë, e mbajmë mend unë dhe sidomos mami. Na u bë një dhuratë hyjnore. Erdhe ti. Jo vetëm kaq, por ne dimë me detaje çdo gjë që ke bërë deri sot, jo sepse kemi memorie të mirë, por sepse ti je protagonisti që na pushtove mendjen dhe zemrat, duke mos lënë kala pa na e marrë nga brenda."- shkruan Juli në postim.

"Na mbushe familjen, na zbukurove jetën. U rrite kampion. E kuptoj çdo ditë, nga mënyra si flet, si e percepton jetën dhe si reagon. E kuptova sidomos sot, kur të dëgjova duke bërtitur nëpër shtëpi "O baaa, ku është xheli i flokëvee."

U bëfsh 100 vjeç shoku im më i mirë. Të kam jetë e frymëzim, të dua pafund."- ka përfunduar aktori.

Këshilla për Marketingun