E Premte 7 Dhjetor 2018, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar / Read in English
Disa ditë më parë, dy antarët e grupit "Skillz", Ledri Vula dhe Skivi, u kapën mat në një prej kafeneve të qytetit dhe pas përhapjes së fotove, të gjithë menduan për një rikthim mes djemve të grupit.
Megjithëse reperët nuk e konfirmuan këtë lajm, burime për 'Iconstyle' kanë treguar se në fakt Ledri dhe Skivi janë ribashkuar pas 8 vitesh dhe kanë mbledhur forcat për të sjellë një super bashkëpunim.
Mësohet se tashmë kënga e tyre është gati dhe do të publikohet në Youtube në datën 21 dhjetor, veprim i cili me siguri do të surprizojë fansat.