Qartë dhe pa asnjë gabim, bashkëshorti i Adelina Tahirit flet shqip

Xing

E Premte 7 Dhjetor 2018, 10:10 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Këngëtarja e njohur Adelina Tahiri këtë vit u bë nënë për herë të parë. Ajo solli në jetë një djalë që së bashku me bashkëshortin, biznesmenin Serjozha Markov, vendosën ta pagëzonin me emrin Jon.

Shumë e ndjekur në rrjetin social Instagram, Adelina ndan herë pas here lumturinë e saj me fansat, ku tregon se është shumë e dashuruar dhe e bekuar me bashkëshortin dhe të voglin e tyre.

Së fundmi, ajo ka dalë për ndjekësit në një video live, ku tregonte se ishin mbledhur familjarisht për të ngrënë darkë. Adelina ka publikuar pjesëtarët e familjes dhe të voglin Jon, të cilin e përkëdhelte para kamerës.

Në një moment, Adelina ka shkuar pranë të shoqit, të cilin e ka pyetur në shqip "Si je?" dhe Serjozha i ka habitur të gjithë kur ja ka kthyer këngëtares me një shqipe perfekte “Shumë mirë, valla. Pasha Zotin” dhe më pas e ka puthur Adelinën para kamerës.

Këshilla për Marketingun