'Do bëj një beb', Roza Lati flet për herë të parë për pritjen e ëmbël

Xing

E Enjte 6 Dhjetor 2018, 13:01 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Moderatorja e njohur Roza Lati është një ndër personazhet më të ndjekur në rrjetin social Instagram, ku ka mbledhur një numër të madh fansash dhe ndan me ta pothuajse gjithçka nga përditshmëria e saj.

Së fundmi, Roza ka publikuar një foto që ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve. Teksa ka pozuar e ulur në kafe, e veshur me pellush, në foton e shkrepur barku i saj ka dalë i fryrë, duke e bërë të duket shtatzënë. Këtë gjë moderatorja e ka vënë re edhe vetë, dhe për herë të parë ka folur për dëshirën për të sjellë në jetë një fëmijë.

"Si dukem këtu, sikur jam shtatzënë.. dhe meqë unë kam rënë në dashuri për të 700-tën herë me të njëjtin person, po mendoj seriozisht ta bëj një beb, se më shkoka mesa po shoh në këtë foto. Si mendoni ju? Ta nis me një çun apo një gocë?"- ka shkruar Roza në postim.

Këshilla për Marketingun