Mori fund: Pas lindjes së vajzës, Cardi B ndahet nga bashkëshorti

Xing

E Mërkurë 5 Dhjetor 2018, 11:11 / Kategoria Showbiz nga Bota /  Read in English

Pas një viti martesë, këngëtarja e njohur e hiteve "Bodak Yellow", "I like it" etj, Cardi B, i ka dhënë fund martesës me partnerin Offset.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në profilin e saj në Instagram, Cardi shprehet se dashuria mes tyre ka mbaruar dhe prej disa kohësh gjërat nuk po shkonin mirë, por ata do të ruajnë mes tyre respektin për hir të vajzës së vogël që kanë sjellë në jetë.

"Pra, të gjithë më kanë gjurmuar dhe ju e dini,kam qënë duke u përpjekur që të rregulloj punët me babin e vajzës time.Ne jemi me të vertetë miq të mirë dhe partner në biznes.Ai është gjithmonë dikushi që unë i drejtohem, flasim dhe kemi shumë dashuri për njëri tjetrin, por gjërat nuk kanë funksionuar për një kohë të gjatë.Nuk është faji i askujt, thjesht mbaroi dashuria.Ne nuk jemi më bashkë.Mund të duhet pak kohë për t’iu drejtuar divorcit.Do të kem gjithmonë dashuri për të se është babai i vajzës time."- është shprehur reperja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 

There you go..peace and love

A post shared by CARDIVENOM (@iamcardib) on

 

Këshilla për Marketingun