Kinematografia në zi: Ndahet nga jeta aktori shumë i dashur shqiptar

Xing

E Diel 2 Dhjetor 2018, 22:10 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Është ndarë nga jeta aktori i më shumë se 70 roleve dhe shumë i dashur nga publiku, Luan Qerimi. Aktori është shuar në moshën 89-vjeçare. Ai mbante titullin “Artist i merituar”, që prej vitit 1989. Qerimi prej vitesh ishte tërhequr nga jeta artistike, por rolet e tij kanë mbetur në mendjet e teleshikuesve, ku përmendim: “Arturo Ui”, “Otello”, “Orët e Kremlinit”, “Gracka”, “Vdekja e kalit”, etj.

Ndër rolet e tij spikatin ato në veprat skenike: “Toka jonë”, ”Orët e Kremlinit”, “Otello”, “Hamleti”, “Dragoi i Dragobisë”, “Përkolgjinajt”, “Cuca e maleve”, “Arturo Ui”, “Epoka para gjyqit”, etj. Në kinematografi ka luajtur në filmat “Qëndresa”, “Vdekja e kalit”, “Shpella e piratëve”, “Telefoni i një mëngjesi”, “Eja”, “Koha nuk pret”, “Gracka”, “Nëntori I Dytë”, “Shembja e idhujve”, “Toka jonë”, “Debatik”, etj. 

Këshilla për Marketingun