Mikeshat surprizojnë Denisën me 'baby shower' në emision

Xing

E Diel 2 Dhjetor 2018, 14:02 / Kategoria Lajmet e fundit /  Read in English

Mirilda, Pranvera dhe Florinda i kanë bërë sot një surprizë Denisës në rubrikën "Ka një mesazh për ty". Denisa është shtatzënë për herë të parë dhe pret të bëhet me vajzë. Mikeshat kishin vendosur t'i bënin Denisës "baby shower" në ditën e saj të lindjes. 

“Kemi ardhur ti themi Denisës që gjithçka e bukur vjen me fëmijën. Me Denisën na ka njohur profesionin. Fillimisëht për shkak të punës në jemi të 4-rt gazetarë terreni. Ka qenë takime të para në aktivitete ne terren. Jam e lumtur që kam një shoqe si Denisa".

Denisa erdhi në studio dhe tha se mund të ishin mikeshat ato që i kanë bërë surprizë.

"E dija se mund të ishin mikeshat e mia. Unë kam 6 mikesha të ngushta, por nuk e dija se kush mund të ishte ekzaktësisht", tha Denisa.

Denisa u përqafua me mikeshat dhe u gëzua shumë me surprizën që i kishin bërë. 

Këshilla për Marketingun