1 Dhjetor 2018, 14:22

'I'm dreaming not to live in the tent', the sad story of the 11-year-old who left her mother

'Ëndërroj të mos jetoj në çadër', historia e trishtë e 11-vjeçares që e braktisi e ëma

XING

'Ëndërroj të mos jetoj në çadër',

Emisioni "Shqiptarët për shqiptarët" ka sjellë gjithmonë raste të dhimbshme të familjeve shqiptare të cilat jetojnë në kushte të vështira jetese dhe kërkojnë ndihmë nga populli i tyre.

Së fundmi, është paraqitur një rast prekës i dy fëmijëve të mitur, të cilët jetojnë vetëm me babain, Pajazitin, pasi e ëma i kishte braktisur. Ata do ta kalojnë dimrin në një çadër të improvizuar, pasi nuk kanë asnjë mundësi ekonomike për të rregulluar kushtet e jetesës së tyre.

'Ëndërroj të mos jetoj në çadër',

"Nuk kam mundësi ku ti bëj detyrat e shtëpisë. Mami ka ikur, na ka lenë, shumë vështire është të jetosh këtu. Dua te kem shtëpi të bëj detyrat të ndihmoj babin, jam e mërzitur me këto kushte. I them shqiptareve të na ndihmojnë mos të jetojmë në ketë çadër."- është shprehur Liriona, 11-vjeç.

'Ëndërroj të mos jetoj në çadër',

"Tani nis dëbora, fëmijët kanë ftohtë.  Vetëm një dhomë dua që ata të mësojnë. Nuk di çfarë të bëj në këto kushte."- tregon babai i tyre.