'Ishte e dhimbshme', këngëtarja shqiptare flet për herën e parë

Xing

E Enjte 8 Nëntor 2018, 21:09 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

E ftuar në emisionin "Trokit" ditën e sotme ishte këngëtarja shumë e dashur për publikun dhe shumë e komentuar në showbiz, Anxhela Peristeri. Ajo së fundmi është përfolur për një fejesë, por këngëtarja e ka mohuar duke u shprehur se unazën që nxiti lajmet, e ka pasur gjithmonë.

Gjatë intervistës, moderatori Ermal Peçi po i tregonte Anxhelës se publiku e do shumë këngën e saj të parë "Ishe mbret" dhe vazhdoi duke thënë: "Sepse është hera e parë dhe mbahet mend për këdo. Si ka qenë hera jote e parë?"

"E dhimbshme", u përgjigj Anxhela dhe Ermali nisi të qeshte me lot. "Hera e parë në skenë", e rregulloi pyetjen moderatori.

"Faktikisht është një këngë që e kam nxjerrë në periudhën kur studioja në Liceun artistik, nuk e dija reagimin e njerëzve sepse nuk kisha dal në koncert. Kur e kam kënduar këtë këngë në koncertin tim të parë dhe kur njerëzit e këndonin kam përjetuar një emocion shumë të madh. Aty e kam kuptuar që njerëzit më njohin", 

Këshilla për Marketingun