Ish-banorja e BB shpërthen keq ndaj Renato Mekollit: Kafshëror, t'i presin gjuhën

Xing

E Enjte 8 Nëntor 2018, 20:08 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e sotme qarkulloi me shpejtësi lajmi se një konkurrent i programit të gatimit "Hell's kitchen" ka tentuar vetëvrasjen duke prerë damarët, pasi nuk e kishte përballuar dot presionin. 

Me të lexuar këtë lajm, ish-banorja e "Big Brother", Gerta Shino ka shpërthyer keq ndaj shefit të kuzhinës, Renato Mekolli. Në një postim në Instastory Gerta e quan Renaton "njeri kafshëror, surrat i shëmtuar, llafazan i keq" dhe në fund shkruan se konkurrenti duhet t'ja priste gjuhën.

"Nuk e di domethënë a ka njeri më kafshëror se ky surrat i shëmtuar këtu që ju ushtron dhunë psikologjike publikisht konkurrentëve që pa ata as nuk do e nxirrte këtë surrat të keq në tv. Turp për ne çfarë njerëz zgjedhim të shohim në ekran. Më vjen keq që konkurrenti preu damarët e vetë dhe nuk i preu gjuhën këtij llafazani të keq", shkruan Gerta.

Këshilla për Marketingun