Eva Murati, nusja e Jozefina Topallit nxjerr jashtë loje Marina Vjollcën

Xing

E Mërkurë 22 Shkurt 2017, 13:01 / Kategoria Showbiz & Gossip /  Read in English

Përvoja në modeling ishte një ogur i mirë për karrierën e Eva Muratit, e cila shumë shpejt do të nxjerrë jashtë loje Marina Vjollcën, Ilda Bejlerin dhe shumë prezantuese të tjera sportive.

Moderatorja e re, e cila njihet nga të gjithë si nusja e ish-Kryetares së Parlamentit, Jozefina Topalli, ka hedhur tashmë një hap të rëndësishëm në karrierë. Eva do të jetë prezantuesja e vetme femër e emisionit sportiv në “Vizion Plus” dhe Tring, “Uefa Champions League”. Prezantuesen mund ta shihni sonte ne mbremje, teksa komenton ndeshjen e shumepritur te Juventus me FC Porto. 

Përkrah kolegut të saj Andi Nuraj, moderatorja do të komentojë zhvillimet më të fundit sportive, ndërsa do të sjellë në studio jo vetëm pamjen e saj të këndshme dhe sharmin, por edhe talentin e saj në moderim.

Eva numëron disa eksperienca televizive në "Agon Channel", përkatësisht në emisione si "Antilope", "Duartrokitje" përkrah Adi Krastës si dhe në emisionin e së Dielës në këtë televizion, "Dita e Shtatë". Ajo ka prezantuar ndër të tjera një sërë spektaklesh të njohura në kryeqytet si "Break the Chain" spektakël i zhvilluar në bulevardin "Dëshmorët e Kombit", "8 Mars", në Pallatin e Kongreseve, programin për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, "100 vjet shtet", e shumë të tjerë.

Eksperincat e saj shtrihen edhe në aktrim, ndërsa është shfaqur në “I Jashtëligjshmi”, përkrah aktorit të njohur, Gazmend Paja dhe serialit "Kokrrat". Eva Murati ka pasur rolet e saj edhe në teatër në shfaqjet "Dy zotëring nga Verona" dhe "Opera për tre groshë". Ndërkohë, në modeling Eva ka qenë protagonist e disa spoteve publicitare, ndërsa prej disa kohësh është edhe pjesë e një agjensie prestigjoze të talenteve në Milano.

 

 

Këshilla për Marketingun