Shqiptarja seksi dhe e zgjuar Magi Camaj, trëndafili i rrallë në New York

Xing

E Premte 28 Prill 2017, 15:03 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

 

Mund t’ju ketë tërhequr vëmendjen në Instagram me siguri, jo vetëm për të qënurit e bukur dhe seksi, por edhe për shkrimet e saj plot ndjenjë dhe që të fusin në mendime. Ashtu sikurse i përcakton edhe ajo personat si vetja, vendosëm ta quajmë ‘Një trëndafil i rrallë në New York’. Po flasim për Magi Camaj ose Margaritë Camaj, shqiptarja e cila u rrit në Bronx, Nju Jork. Ajo është diplomuar për Art dhe Drejtësi dhe ka botuar personalisht plot 7 vepra letrare. I fundit, ‘Feel’ po ‘mbin’ në çdo cep të botës pas fotove që fansat i dërgojnë shkrimtares në rrjetet sociale.

Magi ka bashkëpunuar disa herë me blogun dhe komunitetin  ‘2 Elizabeths’ pasi shkrimet e saj të para i lanë shumë shije të mirë e gjithashtu është cituar dhe përmendur në një sërë revistash të rëndësishme si ‘Darling Magazine’ etj. Artikulli i saj për ditën e Shën Valentinit pati shumë sukses.

Ajo beson se dashuria është gjëja më e fuqishme për të ekzistuar edhe pse njerëzit janë me të meta dhe fjalët që ajo hedh në rreshta mbi këtë temë janë ndër më të pëlqyerat në Instagram. Margaritë gjithashtu ka një pasion të thellë për bashkimin e të rinjve të këtij brezi shqiptar dhe për të nxjerrë në dritë çështjet që janë të pranishme në komunitetin shqiptar.

E dashuruar në mënyrë pasionante me qytetin e New York-ut ku edhe është rritur, Magi është e vendosur të nxjerrë në dritë çështjet e pranishme në lagjet e këtij qyteti - veçanërisht në lidhje me zonat e paprivilegjuara. Ajo i quan fëmijët që rriten në këto zona, "Trëndafilat e rrallë të qytetit të New York-ut". Ajo beson se ajo që shumë mund ta shohin si një disavantazh për këta fëmijë, rezulton të jetë një avantazh nëse ata mbeten të fokusuar. Shkëputur nga blogu i saj www.margaritecamaj.com

Ajo gjithmonë përfshin këtë shkrim në biografinë e saj, sepse mendon se të gjithë duhet ta njohin atë thjesht nga mënyra se si ajo i bën ata të ndjehen me fjalët e saj dhe jo me kredencialet e saj.

Inteligjente, e suksesshme, me shumë talente, Margaritë Camaj është gjithashtu edhe shumë e bukur. Shihni fotot:

Këshilla për Marketingun