Feston sot ditëlindjen, Ilda Bejleri bën urimin më të pazakontë për veten

Xing

E Shtunë 19 Janar 2019, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar /  Read in English

Ditën e sotme, moderatorja e njohur sportive, Ilda Bejleri, feston ditëlindjen. Nëpërmjet postimeve në Instastory, disa prej miqve të saj më të mirë e kanë uruar moderatoren që në orët e para pas mesnate.

Mirëpo, këtë vit Ilda ka bërë urimin më të pazakontë për veten. Në një postim në profilin e saj në Instagram, ajo ka vendosur që këtë ditëlindje të bëhet pjesë e sfidës së 10 viteve dhe ka ndarë me ndjekësit një foto të vjetër të sajën, duke treguar ndryshimin që ka pësuar ndër vite.

"2008-2018, Sfida e 10 viteve. T'a gëzoj ditëlindjen. Ju dua të gjithëve."- shkruan Ilda krahas fotos.

Këshilla për Marketingun