24 Shkurt 2017, 12:45

Moderatorja e njohur largohet nga televizioni!

XING

Duket se njërit prej emisioneve më të ndjekur po i vjen fundi. Moderatorja bukuroshe ka bërë të ditur me anë të një statusi të gjatë se ‘Elite Zone’ do të ketë puntatën e fundit ditën e nesërme. Elita Rudi është një nga prezantueset më të bukura e cila u ngjit me hapa të shpejtë në karrierë. Gjithashtu ajo ka tërhequr vëmëndjen për lidhjen e mundshme me reperin kosovar Gjiko.  

“Të dashur miq, kolegë, përkrahës-ndjekës. Pas periudhës një-vjeçare puna ime si autore dhe moderatore e emisionit “Elite Zone” po përfundon këtë të shtunë në TV Tribuna Channel. Po largohem me emocione të përziera, sepse për një vit sa zgjati projekti, kam fituar shumë miq të mirë. Jeta ime ishte e pasuruar në masë të madhe nga mirësia dhe inkurajimi, që shumë nga ju treguat për mua. Gjithmonë, do të jem mirënjohëse për shumë miq që kam bërë dhe per kujtimet e mrekullueshme që po i marrë me vete. Ishte kënaqësi të punoja me ju. Ju uroj gjithë të mirat. Ne do të vazhdojmë rrugëtimin me sfide të re. Shihemi në prill, me projektin e ri në një dimenzion tjetër.”- shkruan Rudi duke zbuluar se shumë shpejt do ta shohim në një projekt më të madh se ‘Elite Zone’.