Venera më e dashuruar se kurrë: Ja ç'bën ndërsa Lindi këndon live në skenë

Xing

E Enjte 7 Dhjetor 2017, 11:11 / Kategoria Showbiz shqiptar

Mbrëmë në darkë u zhvillua nata e parë gjysmë finale e festivalit “Kënga Magjike”. Mes emrave të shumtë që konkurrojnë këtë edicion është edhe Lind Islami, i cili ngriti siparin e natës së mbrëmshme.

 Ndërsa këngëtari performonte këngën e tij të titulluar “Problem”, duket se fansja më e madhe e tij ka qënë në sallë, duke e mbështetur. Venera Lumani, e dashura e Lindit prej disa vitesh, e ka shoqëruar këngëtarin duke kënduar nga salla, madje ka postuar edhe një video në Instagram ku e quan Lindin, krenari.

Venera është pjesëtare e jurisë për këngëtarët e rinj prej dy vitesh tashmë, dhe i duhet të seleksionojë ata të cilët do të marrin statusin e këngëtarit të madh për edicionet e tjera.

 

KRENARI! ❤ @lind_islami

A post shared by VENERA (@veneralumani) on

Këshilla për Marketingun
.