Besi e imitoi live në 'Kënga Magjike', ja si reagon Xhensila

Xing

E Mërkurë 6 Dhjetor 2017, 23:11 / Kategoria Showbiz shqiptar

Siç dihet Bes Kallaku sonte është bashkëprezantues në festivalin "Kënga magjike" ku sigurisht nuk mund të mungonte humori nga ai dhe kolegu i tij Erion Isai. Duke ironizuar vajzat për fotot që postojnë në Instagram, Besi mori shembull Xhensilën duke treguar një rast.

"Xhensila ishte sëmurë para një koncerti: 'Obobo si do këndoj', thoshte ajo. Se si më shkoi në mendje që t’i bëja një foto. Çfarë t'iu tregoj gati po fluturonte. I shkoi direkt temperatura 36", tregoi Besi duke bërë publikun të qeshë.

Por si ka reaguar Xhensila pasi ka parë Besin që e imitonte? Këngëtarja ka postuar disa video në Instastory ku shihet duke xhiruar Besin dhe shkruan: "Krenaria ime, lumturia ime".

Këshilla për Marketingun
.