Ministria e Arsimit vendos ndërprerjen e mësimit për shkak të motit të keq, ja sa ditë do keni pushim

Xing

E Enjte 30 Nëntor 2017, 17:05 / Kategoria Showbiz shqiptar

Për shkak të situatës së përkeqësuar të motit, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka vendosur pezullimin e mësimit në të gjithë vendin. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Ministria e Arsimit dhe Sportit nëpërmjet një njoftimi në media. Por edhe pse pritet që moti të jetë i përkeqësuar edhe në ditët në vijim, pushim do të jetë vetëm dita e nesërme.

“Për shkak të përkeqësimit të motit në të gjithë vendin, si dhe nga informacionet e marra nga Drejtoritë Arsimore Rajonale dhe Zyrat Arsimore mbi situatën e reshjeve të dendura të shiut, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë njofton pezullimin e procesit mësimor, në datën 01 dhjetor 2017, në të gjitha institucionet arsimore të arsimit parauniveristar”, thuhet në njoftim.

Këshilla për Marketingun
.