23 Shkurt 2017, 20:55

Çfarë ndodhi me personin që kërcënoi me vetvrasje pak orë më parë

XING

Vetëm pak orë më parë, në vinçin e pallatit në ndërtim e sipër përballë Kishës Ortodokse në Tiranë, një person kërcënoi me vetvrasje duke u ngjitur në lartësinë disa dhjetëra metrash. Skena rrënqethëse u pa edhe nga redaksia jonë për shkak të afërsisë. (Lexo këtu).

Mësohet se personi ishte një 61-vjeçar, ish i përndjekur politik i cili më datë 10 Shkurt kishte aplikuar për marrjen e këstit të gjashtë për vitet e burgut të kryera gjatë viteve të komunizmit.

Pas negociatave me policinë, 61-vjeçari Xhemal Zhuri zbriti nga objekti.