23 Shkurt 2017, 20:02

ZBULOHET: 5 VIP-A SHQIPTAR QË FSHEHIN NJË SEKRET TË PËRBASHKËT!

XING

Pjesa më e madhe e njerëzve kanë ndonjë shenjë dalluese apo karakteristike që i dallon, një nishan, një diskolorim lëkure, një shenjë nga aksidente të ndryshme etj. Tek personazhet e famshme këto edhe bien më tepër në sy e si pasojë kur ‘zhduken’ dallohen menjëherë.

Ashtu sikurse në rastet që do të sjellim më poshtë, disa nga vajzat më të njohura të ekranit dhe skenës, në disa foto i kanë shenjat e tyre e në të tjera jo.

E para është Vesa Luma e cila ka një nishan karakteristik. Kjo shenjë dalluese e këngëtares, në disa foto nuk ekziston. 

Luana Vjollca gjithashtu ka një nishan në hundë, i cili është mjaft i dallueshëm nëpër video, ndërsa në pjesën më të madhe të fotove të moderatores, nuk duket aspak.

Ndërsa për Çiljetën, ende nuk e kemi të qartë nëse nishani i saj në buzë ëshët në anën e majtë apo të djathtë.

Edhe pse ndonjëherë, ai zhduket fare.

Soni Malaj gjithashtu ka një lloj shënje në lëkurë në pjesën e ballit, i cili herë është i dukshëm nëpër foto e herë jo.

Xhesika Ndoja po ashtu ka një nishan midis vetullave që herë është evident, e herë jo.