23 Shkurt 2017, 15:03

Ledri i kërkon ndihmë në gjyq, ja çfarë bën Getoari ndërkohë

XING

Dy ditë më parë u mbajt seanca e rradhës për konfliktin që ka patur reperi Ledri Vula me Krenar Çoçajn, për shkak të xhelozisë për Dafina Zeqirin në vitin 2012. Këngëtarja u nda nga Çoçaj, e më pas u përfshi në një lidhje me Vulën, gjë e cila mendohet të ketë qënë shkaku i konfliktit ku reperi mbeti i plagosur. Një nga dëshmitarët kyç të ngjarjes ka qënë Getoar Selimi i cili natën e konfliktit edhe e ka ndihmuar Ledrin kundër Çoçajt, tashmë i lidhur me Luana Vjollcën, kunatën e Getoarit.

Por, ndërkohë që reperi nuk u paraqit në gjyq për të dëshmuar me pretekstin se tashmë jeton në Shqipëri, pak kohë pasi ka marrë edhe nënshtetësinë shqiptare, Getoari ka gjetur pak kohë të ndajë me fansat një selfie në makinë.

“Gjithmonë mbaje kokën lart”, shkruan ai nën foto.

Të jetë një këshillë në largësi që i ka dhënë Ledrit në pamundësi për të dëshmuar në favorin e tij, apo thjesht një frazë e zakonshme?