24 Gusht 2016, 12:30

Piktura e Gjergj Kastriotit në Norvegji

XING

Piktura e Gjergj Kastriotit në Norvegji

Rastësisht gjatë një vizite familjare në një familje norvegjeze, një familje shqiptare mbeti e habitur kur në murin e antikuareve të mikpritësit norvegjez ishte edhe kjo pikturë.


Piktura ishte sjellë nga Rusia (Shën Peterburg) në Norvegji në vitin 1920. Ishte koleksion, prapë i një të panjohuri hebre. Që nga viti 1920, kjo pikturë ruhet në familjen norvegjeze si pikturë me vlerë të madhe vjetërsie dhe arti.


Figura e Skënderbeut ka tërhequr vëmendjen e shumë autorëve dhe artistëve të Evropës kështuqë nuk është çudi që kjo pikturë të gjendet edhe në Norvegji.
Holberg që konsiderohet si themeluesi i letërsisë moderne daneze dhe norvegjeze, i ka kushtuar një libër Skënderbeut.