23 Shkurt 2017, 12:42

Era Istrefi fut në sherr të dashurin me biznesmenin e njohur, i cili arrestohet

XING

Era Istrefi fut në sherr të dashurin me biznesmenin e njohur, i cili

Këngëtarja e njohur Era Istrefi është bërë shkak i një konflikti, që ka përfunduar me arrestimin e një biznesmeni nga Kosova. Bëhet fjalë për Kushtrim Morinën, pronarin dhe një nga themeluesit e “On Air Music”, i cili ka rënë në prangat e policisë së Kosovës. Ai akuzohet për cenim e të drejtave të autorit, pas padisë së bërë nga Faton Shoshi, i dashuri i Era Istrefit dhe njëkohësisht menaxheri i këngëtares.

Policia e Kosovës ka marrë në pyetje Kushtrim Morinen, i cili ka pranuar se ka përdorur userin e kompanisë që menaxhon, “ON AIR” dhe ka hyrë në CONTENT MANAGER ku ka shkarkuar këngën e re të Era Istrefit, ende e pa publikuar dhe përmes një linkut ia ka dërguar shokëve të tij. Policia po ashtu ka konfiskuar disa laptopë, si dhe telefona. të cilët janë dërguar për ekzaminim nga njësia e Kibernetikës.