24 Gusht 2016, 12:27

Merr rreze, ose rimbursohu

XING

Merr rreze, ose  rimbursohu

"Abbronzati o rimborsati" në Itali paraqet principin e rikthimit të parave. Në këtë mënyrë pushimoret në pjesën veriperëndimore të Italisë mundohen ti kënaqin vizitorët e tyre gjatë fillimit të verës.

Dy plazhe në Jesolo, në veri të Venedikut, janë aq të dëshpëruara në tërheqjen e turistëve saqë kanë vendosur të bëjnë marrëveshje me të cilën vizitorëve u ofrohet refundim i të hollave nëse bie shi gjatë qëndrimit të tyre. Marrëveshja vlen për secilin turist i cili do ta kalojë pushimin veror atje.

Sipas marrëveshjes, turistët të cilët do të pagujnë një euro më tepër kur marrin ombrellë do të fitojnë rimbursim të plotë nëse dita e tyre shkatërrohet për shkak të shiut, por kjo vlen vetëm nëse ka mbi 3 milimetra shi ndërmjet orës 11:00 dhe 17:00.