22 Shkurt 2017, 22:42

Bes Kallaku një fshatar i vërtet...

XING

Bes Kallaku ka treguar gjithmonë se është një djalë krenar fshati. Aktori simpatik i “Portokalli”-së e ka sjellë këtë rol shpesh në personazhet, ndërsa e ka përmendur shpesh edhe fshatin e tij Bubq.

Por për të gjithë ata që kanë dyshime, Besi ka treguar së fundi se ka mbetur një fshatar i vërtetë.

Teksa ka publikuar foto dhe video në rrjetet sociale, aktori shihet teksa ha një mëngjes tipik fshati, me bukë të bërë vetë nga duart e gjyshes dhe djath, e në vazhdim duke punuar tokën me lopatë. Krenar për origjinën e tij dhe i dashuruar me jetën në fshat, ka deklaruar se edhe dasmën do ta bëjë aty.