22 Shkurt 2017, 21:44

Si Luana ka prishur fshehurazi miqësinë Ledri - Getoar Selimi

XING

Ditën e djeshme u mbajt seanca e rradhës gjyqësore mes të dashurit aktual të Luana Vjollcës dhe reperit Ledri Vula. Konflikti mes Krenar Çoçajt, i dashuri i moderatores, dhe reperit datonte që në vitin 2012 kur Çoçaj ishte i lidhur me këngëtaren Dafina Zeqiri. Gjatë këtij sherri Ledri ka marrë plagë të rënda duke u goditur me dorezën e një arme zjarri nga Gazmend Mirena dhe me shufër hekuri nga Krenar Òªoçaj. Dy të akuzuarit Òªoçaj dhe Mirena nuk e kanë pranuar fajësinë e këtij krimi. 

Por, një nga dëshmitarët okular, e njëkohësisht dëshmitar kyç në këtë ngjarje ka qënë Getoar Selimi, i cili sipas rrëfimit të Ledrit ka qënë me të atë natë dhe e ka ndihmuar kundër Mirenës dhe Çoçajt. 

Disa kohë pas këtij sherri, Ledri u largua nga Babastars duke u menduar si shkak konflikti me Skivin, por qartazi ai është larguar edhe nga lideri Getoar Selimi, dikur miq të ngushtë, e tani madje as nuk postojnë foto sëbashku në rrjetet sociale.
Dje, i thirrur në gjykatë për të dëshmuar, Getoari nuk është paraqitur me pretekstin se tashmë jeton në Shqipëri madje edhe ka nënshtetësi shqiptare. Por, që kur kilometrat Shqipëri-Kosovë e kanë ndaluar Getoarin të shkojë në vendlindje?


Duke marrë parasysh që tani Getoari është në një lidhje me Marina Vjollcën, dhe (ish-)’armiku’ i tij Krenar Çoçaj në një lidhje me motrën e saj Luana, kjo mund ta ketë detyruar të ‘ndërrojë krahë’ e të mos dëshmojë në favor të Ledrit.
Dikur ishte Dafina Zeqiri shkaktarja, sot është Luana Vjollca…

Shënim: Kjo është vetëm një interpretim i yni se si kanë rrjedhur ngjarjet.

Krenar Òªoçaj