22 Shkurt 2017, 17:23

Hervin Çuli tërheq fyerjet ndaj Robert Ndrenikës. Publiku nuk e fal

XING

Hervin Çuli tërheq fyerjet ndaj Robert Ndrenikës. Publiku nuk e

Përpara disa ditësh, Drejtori i Teatrit Kombëtar Hervin Çuli kishte postuar një status në Facebook, i cili u interpretua nga portalet se ishte një ironi për protestën e PD-së. Gjithçka mori më shumë flakë kur aktori i njohur Robert Ndrenika komentoi, “Që kur ka filluar të bëjë ham ham drejtori?”. Drejtori i Teatrit Kombëtar nuk heshti, ndërsa iu përgjigj në mënyrë fyese Ndrenikës duke thënë,  “Që kur niveli yt ikonë zbriti këtu ku je?”.

Pas kësaj Hervin Çuli u përpoq të sqaronte se komenti nuk ishte fyes për aktorin Ndrenika, por një shkëmbim batutash mes tyre. Sot Drejtori i Teatrit ka fshirë statusin që shkaktoi gjithë këtë polemikë, si një lloj tërheqje të ofendimeve, por publiku ka vazhduar sërish me komente negative ndaj tij.