22 Shkurt 2017, 11:49

Bes Kallaku zbulon detajet e dasmës me Xhesilën, ja kur do të martohet çifti

XING

Bes Kallaku zbulon detajet e dasmës me Xhesilën, ja kur do të

Aktori i humorit Bes Kallaku ka zbuluar një nga detajet e planifikimit të dasmës së tyre.  Ndryshe nga gjithë personat e tjerë publikë, që janë fanatikë të dasmave luksoze, çifti ka zgjedhur një ide më origjinale. I ftuar në emisioni e mëngjesit "Wake Up", Bes Kallaku ka pohuar se dasma do të jetë e ngjashme me ceremonitë martesore që realizohen në fshat.

"Gjithmonë kam dashur që dasma ime të bëhet në ambient të hapur, se më kujtojnë fëmijërinë, por duhen parë kushtet, mos bie shi", tha aktori i "Portokallisë", nostalgjik për dasmat e hapura në fshat, pa dhënë të tjera detaje rreth ceremonisë. Dasma e çiftit do të mbahet këtë verë, një fakt që e ka pohuar dhe Besi.